Connect with us

Kosova

Veriu në tavolinë/ Sot takim urgjent mes Kurtit dhe Vuçiç

Media serbe në Kosovë “KoSSeV” shkruan se ka mësuar “jozyrtarisht” se është caktuar një takim urgjent ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bratislav gjatë Forumit ‘GLOBSEC’s 2023’. Megjithatë, një raportim i tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Gjatë mesnatës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me të cilin biseduan për situatën paszgjedhore dhe kryetarët e rinj të cilët kanë nisur punën në godinat zyrtare komunale. Ky i fundit bisedoi gjithashtu me Jens Stoltenberg, dhe të dy i bënë thirrje kryeministrit  Kurti “të mos vazhdojë të marr vendime të njëanshme dhe destabilizuese”.

Advertisement