Connect with us

Kosova

Veriu pret një vjeshtë të nxehtë. Kurti shpall zgjedhjet lokale, por kryetarët e tij nuk do të largohen

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti premtoi para liderëve rajonalë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Forumin e Bledit se zgjedhjet e reja lokale do të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës në vjeshtë, gjë që është pjesë e kërkesës së BE-së për deeskalimin e situates.

Megjithatë, njohësit e ngjarjeve në zhvillim besojnë se plani i Kurtit me peticionin për shkarkimin e kryetarit është praktikisht i parealizueshëm dhe duket më shumë si blerje e kohës dhe përpjekje për të detyruar BE-në të heqë masat ndëshkuese.

Në vend që kryetarët shqiptarë të japin dorëheqjen, që shihet si zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë jo vetëm në Beograd dhe në veri, por edhe nga shumica e aktorëve politikë në Prishtinë, qeveria e kryesuar nga Kurti insiston që zgjedhjet e reja të mbahen përmes një peticioni që kalon nga shkarkimi i kryekomunarëve aktualë e që bëhet i mundur perms votimit me pjesëmarrjen e së paku 20 për qind e votuesve nga veriu.

Milica Andriç Rakiç gazetare në portalin online KoSSev nga Mitrovica Veriore dhe korrespondente e Deutsche Welle-s në gjuhën serbe, ka thene se “Nëse do të kishte vullnet, kryetarët do të jepnin dorëheqje, por mesa shihet ata nuk e duan një gjë të tillë, biles nuk duan as largmin me peticion”

E pyetur se çfarë mesazhi po dërgon Kurti duke premtuar zgjedhje, e nga ana tjetër duke bërë gjithçka që ato të mos ndodhin, Rakiç theksoi se e gjithë procedura me peticionin është projektuar me shpresën se BE-ja do ta konsiderojë atë proces të jetë i mjaftueshme për të hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës

 

Advertisement