Kosova
Veriu si rrezik për konflikt rajonal/ Kurti përgjigje Escobarit, ironi me Ramën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me deklaratën e dhënë nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se tensionet në veri rrezikojnë të shndërrohen në konflikt rajonal.
Kurti ka thënë se duhet pyetur Escobarin se përveç Kosovës e Serbisë, për cilat shtete të tjera e ka pasur fjalën kur ka përmendur konfliktin rajonal
Më një dozë të lehtë humori, ai ka thënë se për Malin e Zi e Maqedoninë e Veritu nuk ia merr mendja, kurse për Shqipërinë “ndoshta”, pas kërcënimit për ngrirje raportesh që kryeministri Edi Rama ia ka bërë Serbisë.
Por Kurti ka thënë se di shumë gjëra, por jo të gjitha dhe për këtë duhet pyetur Escobarin se për cilat shtetet e ka pasur fjalën.
“Në veri është KFOR-i dhe Policia e Kosoves kurse perballe kemi strukturat ilegale të Serbisë. Është një konflikt i një republike demokratike me policinë me struktura kriminale të një shteti autokratik. Është një konflikt mes këtyre dyjave, dhe besoj se në mes të këtyre të dyjave nuk do të duhej të kishte zyrtar, diplomat, politikan të perëndimit demokratik që ka dilema se cila është ana e drejtë” – deklaroi Kurti