Njëra ndër stilistet më të famshme në botë, Trinny Woodall, rregullisht frymëzon dhe zbulon truke të reja në stilizim në kanalin e saj në YouTube dhe Instagram
Tani, ajo na zbuloi një truk se si mund të bëjmë gjithçka për të veshur një këmishë të bardhë të thjeshtë.
Tashmë të gjithë e dinë se bazat e një gardërobe, siç janë: një palë xhinse të mira, një fustan i zi perfekt, një pulovër cilësor, një pallto dhe aksesorë lëkure janë çelësi i një dukjeje të mirë dhe këtë tashmë po na e vërteton stilistja e famshme Trinny Woodall.
Domethënë, ajo mori një këmishëv të bardhë të thjeshtë dhe madje tregoi 23 mënyra të përsosura se si mund ta veshim atë.
Trinny është pronarja e njohur e markës kozmetike “Trinny London”, por edhe sot ajo nuk mund të jetojë pa modë, ndaj në kanalin e saj në YouTube dhe Instagram çdo ditë publikon një klip lidhur me ndonjë truk apo këshillë sesi të vishni.
Ajo, rrallë shkon në dyqane dhe përpiqet të blejë vetëm pjesë cilësore që i gjen shpesh në qendrat tregtare me çmime shumë të volitshme. Motoja e saj kur bëhet fjalë për veshjet është se nuk blen një copë me të cilën nuk mund të bëjë të paktën 10 kombinime të ndryshme.
Trinny pëlqen ngjyrat, eksperimenton vazhdimisht me prerjet dhe ka mbi dyzet vjet që mbledh bizhuteri.