Pinknews
Vetëm 21-vjeç, por nuk do ta besoni sa paguhet si modele vajza e ish-deputetes Albina Deda
Bukuroshja Ada Deda, prej vitesh është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut për fizikun e saj.
Ndonëse është vetëm 21-vjeç, vajza e ish-deputetes Albina Deda, punon si modele dhe ka një karrierë premtuese. E ftuar në Glamour Zone në Rtv Ora, ajo nuk nguroi të tregojë çmimet e punës së saj.
Ester Bylyku: Cila është pagesa më e madhe dhe më e vogël që ke marr për punën tënde si modele?
Ada Deda: Në fillimet e mia, kam fituar 50 euro. Ndërsa kur kam punuar në Venecia dhe Milano, më kanë paguar 1800-2000 euro.