Sport
Vetëm pak javë në Arabi, merr fund “aventura” e portugezit tek Al-Ittihad
Aventura në Arabi e Joao Pedro Neves Filipe, i njohur ndryshe si Jota, mund të jetë drejt fundit, tek arabët e Al-Ittihad, të cilët e morën atë nga Celtic për 30 milionë euro në korrik, mund ta largojë sërish.Për sulmuesin portugez flitet se ekziston mundësia e huazimit në një tjetër klub arab, por orët e fundit është raportuar edhe për interesimin e një klubi evropian, e më konkretisht nga kampionati anglez i futbollit, Premier League.Bëhet fjalë për skuadrën e Tottenham, të cilët po kërkojnë përforcime për repartin ofensiv pas shitjes së Harry Kane te Bayern Munich dhe duket se Jota i përshtatet si profil.