Connect with us

Ekonomi

Vetëm tregtia rimëkëmbet në tremujorin e tretë, në rënie të fortë transporti, hotelet, baret e agjencitë e udhëtimit

Ndërsa sektorët që janë të lidhur direkt me turizmin dhe udhëtimet vijuan me ritmet e rënies dyshifrore, ndonëse me ritme më të ulëta në krahasim me tremujorin e dytë, kur vendi ishte në karantinë.

INSTAT ka publikuar statistikat afatshkurtra në sektorin e shërbimeve, të cilat janë treguesi më i hershëm i prodhimit të brendshëm bruto dhe sinjalizojnë që shërbimet, që kanë një peshë mbi 10% të PBB-së kanë vijuar me rënie. Më e fortë ishte rënia e indeksit të shitjeve neto në volum për agjencitë e udhëtimit (-57%), transportet (-37%), hotelet (-34%), baret e restorantet (-24%),

Rritja mund të udhëhiqet vetëm nga tregtia, e cila zë rreth 11% të PBB-së.

Vetëm tregtia raporton rritje të punësimit dhe pagave, ndërsa në sektorët e tjerë këta tregues ishin në rënie dy shifrore.

Vetëm tregtia me rritje 

Indekset  e  treguesve në  aktivitetin Tregti,  e  cila  përfshin  tregti  me shumicë, tregti  me pakicë dhe riparimi  i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,0%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2%,krahasuarme të njëjtën periudhë të një viti më parë

;Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje3,2%,krahasuar me tremujorin e tretë2019

Transporti tkurret me 37.2% 

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 37,2%,krahasuar me tremujorin etretë2019

;Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,9%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie15,0 %,krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Mungesa e turistëve, ul shitjet e hoteleve me 34% 

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin etretë2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 34,4%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 27,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 25,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Baret dhe restorantet, frekuentimi bie 24%  

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e tretë 2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie24,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 24,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie22,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Komunikacioni ruan nivelet e një viti më parë 

Indekset  e  treguesve në  aktivitetin Informacion  dhe  Komunikacion, i  cili  përfshin  aktivitetin  e  Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4%, krahasuar me tremujorin e tretë2019;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,8%,krahasuarme të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

 

Agjencitë e udhëtimit nuk kanë më punë, tkurrje 57% 

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie56,9%, krahasuar me tremujorin etretë2019;Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie26,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie23,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Bien dhe aktivitetet inxhinierike 

Indekset  e  treguesve në aktivitete Arkitekture  dhe  Inxhinierike, në  tremujorin  e tretë 2020,  paraqiten  si  më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie18,9%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rrënie1,2%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie0,6 %,krahasuar me tremujorin e tretë2019.

 

Monitor/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *