Connect with us

Aktualitet

Vetting zbardh skandalin/ Si u bllokuan 101 dynym tokë, pronarët presin prej 16 vitesh për tokën e grabitur

Emisioni Vetting  ka trajtuar sot një episod nga problemi i madh me pronat në Shqipëri. Rasti i mëposhtëm tregon kalvarin që një pronar legjitim heq për të marrë pronën që i takon, edhe pse i duhet të presë ndoshta edhe me dekada që të gjejë të drejtën e tij.

Nik Palokaj, nga qyteti i Lezhës, prej vitesh endet dyerve të institucioneve shtetërore sepse nuk mund të marrë pronën e vet, pronë të cilën ia ka njohur  Komisioni i Kthimit të Pronave, ia ka dhënë gjykata me vendim të formës së prerë, por nuk ia njeh Kadastra

“Vetting” sjell në këtë episod konfliktin për 101700 m2 tokë në Malin e Shëngjinit, e cila prej 12 vitesh e mban Nik Palokajn peng me shkresa nëpër duar e me fisin në gatishmëri që mos t’ia zënë pronën e trashëguar.

Pengesë për këtë pasuri,  sipas Palokajt,  është bërë edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Por kjo e fundit, nuk është e vetme sepse pengesë janë bërë edhe institucionet e drejtësisë, të cilat nuk po përcaktojnë se cilët janë fallsifikatorët që pretendojnë këtë pronë.

Sorollatja e pronarëve në fakt ka qenë një shqetësim i fortë, gjë e cila ka mbajtur peng jo vetëm ish pronarët, por edhe ekonominë, që stopohohet për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve.

Sipas avokatit Adriatik Lapaj, prona është baza e një shoqërie, është prona dhe jeta.

“Po të morën pronën, praktikisht të kanë ndryshuar jetën dhe të kanë marrë jetën.

Shoqëria përmes të gjithë mekanizmave të vet, duhet ta mbrojë pronën njësoj siç mbron edhe jetën. Baza mbi të cilën ngrihet e gjithë ngrehina, e cila është garanci për mbrojtjen e të drejtës së pronës, është kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, thotë avokati.

Por cila është historia e pronës së Palokajt?

Për “Vetting”, Nik Palokaj rrëfen historinë e pronës së grabitur, e cila, sipas dokumenteve, është në pronësi të fisit Palokaj prej disa brezash. Ata janë autoktonë në këtë zonë dhe Niku shpjegon gjithë zinxhirin që ka ndjekur kjo trashëgimi.

Denocuesi Nik Palokaj

 “Dikur të parët e mi e kanë blerë tokën për me kullot bagëtia. Tashti me ndërrimet e këtyre sistemeve, hyri demokracia dhe ishte e volitshme për ta shfrytëzuar për turizëm sepse është 70 m vijë ajrore nga deti. Edhe I është rritur vlera, por nëse i është rritur vlera, i është rritur për mua që jam i zoti i Tokës, pavarësisht se të parët e mi e kanë blerë për të kullotur bagëtia, e jo për të bërë hotele e pallate, edhe e kanë miratuar komplet studim urbanistik atë zonë sepse i kanë bërë letrat vet si i kanë dasht pushtetarët e asaj kohe, edhe janë të të interesuar për ta mbajtur për vete.”

Advertisement