Connect with us

Rajon

Veza frikacake e Vuçiç/ Shkrimtari serb: Grafitet antiKosovë janë gjenocid

Thirrje për gjenocid me mbështetjen e heshtur të autoriteteve: Aktivistët u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë ndaj grafiteve “Kur ushtria të kthehet në Kosovë…”: 1

“Grafiti “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…” që u shfaq në mbarë Serbinë gjatë muajve të fundit është një manifestim i rritjes së gjuhës së urrejtjes, e cila po vazhdon pa asnjë reagim nga autoritetet” – Kështu u deklarua në një konferencë për shtyp e organizuar nga një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut në Serbi

Milena Beriq theksoi se shkrimet e përmendura nuk paraqesin vetëm mbishkrime të paligjshme, por edhe gjuhë të urrejtjes që në fund të fundit është thirrje për gjenocid.

Një grup aktivistësh në Serbi, bën atë që duhej të bënte shteti serb… organizuan pastrimin e grafiteve të ndryshme, kryesisht në Beograd.

Pavarësisht iniciativës, aktivistët gjatë punës së tyre janë penguar nga forcat e policisë dhe u kallëzuan për kundërvajtje.

Sofija Todoroviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, u shpreh:  Ndryshe nga ata që shkruajnë parrulla, ne nuk fshihemi. Mesa duket, në kohën e Vucic, kur patriotizmi është reduktuar në lyerjen e mureve.

Vladimir Arsenijeviq, shkrimtar theksoi se reagimi i autoriteteve në këtë rast tregon gjithë absurditetin e një sistemi.

“Për shkak se donim të hiqnim grafitet ilegale, morëm kallëzime kundërvajtëse, me pretekstin se po dëmtonim pamjen e objektit. Muret në Beograd nuk janë platformë për tërbim dhe as për mesazhe politike të askujt. Pretendimi se grafiti citon një varg të një kënge popullore, një “vezë klasike frikacake” – deklaroi shkrimtari serb

 

Advertisement