Connect with us

Rajon

Videnoviç: Zgjidhje të thjeshta për të dalë nga llogoret

Ivan Videnoviç, një nga zërat më të fortë në Serbi përsa i përket orientimit pro-evropian, njëherësh profesor në Fakultetin e Fizikës në Universitetin e Beogradit, në një intervistë për “Al Jazeera”, ka thënë se zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është e thjeshtë, vetëm duhet pak vullnet dhe guxim.

Ai ka konsideruar se “faqja e re e historisë” ku shqiptarët dhe serbët fillojnë të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore mund të bëhet nëpërmjet tre hapave të thjeshtë: zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe njohja faktike e ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës.

“Nëse Serbia më në fund pajtohet me veten dhe me dështimin e saj, rruga e zgjidhjes është e thjeshtë: Shënoni vendet ku u vranë civilët e pafajshëm dhe I nderoni ata. Ndihmojeni Kosovën të bëhet sa më shpejt anëtare e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe punoni në një rrugë të përbashkët drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në të cilën Serbia dhe Kosova do të jenë aleate dhe kufijtë ndërmjet shteteve do të jenë formal” 0 deklaroi Videnoviç

Gjithashtu, ai ka propozuar që t’u mundësohet shtetasve me kombësi serbe në Kosovë dhe nacionalitetit shqiptar në Serbi të kenë shtetësi të dyfishtë, pra të Serbisë dhe Kosovës, ndërsa ka shtuar se për të gjitha këto “zgjidhjet janë të mundshme, por duhet pak vullnet dhe guxim për të dalë nga llogoret”.

 

 

Advertisement