Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ 22-vjeçarja ngacmohet nga maniaku: Kafshon buzën

Ngacmimet seksuale në rrugë, punë, shkollë, rrjetet sociale janë kthyer në një fenomen shqetësues në shoqërinë e sotme. Në redaksinë e JOQ, janë të shumta rastet ku vajza e gra denoncojnë maniakët. Një vajzë 22-vjeçare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ duke treguar rastin se si një burrë, e ngacmon çdo ditë në stacionin e autobusit që e reja merr për të shkuar në punë.

Vajza thotë se në orën 6 të mëngjesit pret në stacion për urbanin që të shkojë në punë, por shqetësohet nga veprimet e turpshme të një burri. Ky i fundit ndonëse në një ambient me njerëz, ngacmon 22-vjeccaren duke i bërë gjeste të pahijshme e duke kafshuar buzën e tij, në formën e një ngacmimi.

Vajza thotë se për në punë niset bashkë me një shoqen e saj, e cila i ka bërtitur shumë herë burrit që të mos i shqetësojë me ngacmime, por maniaku përsëri vijon duke frikësuar vajzat.

“Pershendejte JOQ doja te flisja pak per kete rastin e shpifur, cdo mengjes ne orn 6 vi aty per te pritur autobuzin e punes, po ky maniaku shef si qen, me bezdis fakti se tani sy kan te gjith shofin po ky si heq syt pz dhe bn gjeste si kafshim buze. Un jm vtm 22 vjece dhe n nj ane trembem. Jam bashk me shoqen ajo i ka bertitur disa her po t shef si maniak e na shpif diten:, shkruan 22-vjeçarja.

 

Advertisement