Bota
VIDEO/ Atentat kryeministrit të Sllovakisë, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes, kapet autori
Dalin pamjet e para nga atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ai u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, raportojnë mediat vendase.
Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.
Fico është dërguar në spital dhe autori i sulmit është ndaluar nga policia.
Qyteti ku u qëllua Robert Fico, Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes tregon disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.
Në reagimin e saj fillestar për ngjarjen e rëndë, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë.