Connect with us

Kronike

VIDEO/ Autobusi përplaset me kamionin në Llogara, shkaktohet trafik kilometrik

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Llogarasë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, një autobus është përplasur me një kamion në një prej kthesave të rrugës, ku duket se kanë hyrë të dy mjetet njëkohësisht në kthesë.

Përplasja e dy mjeteve në këthesë ka shkaktuar bllokim të këtij aksi rrugor dhe trafik kilometrik, der në afërsi të tunelit të Llogarasë. Si pasojë e aksidentit, raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Qytetari që ka dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, shkruan: “Live nga Llogaraja. Këta na mbajtën të bllokuar për një orë. Shoferë pa përvojë!”

Advertisement