Sport
VIDEO/ Barcelona dhuron show, titulli në La Liga edhe më pranë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/sport-3.jpg)
Barcelona i afrohet edhe më shumë titullit në La Liga, pasi tashmë diference me Real Madridin ndjekës është 15 pikë. Katalanasit morën një fitore pas shumë vuajtje ndaj Elches, me shifrat 0-4 në Estadio Manuel Martínez Valero.
Ekipi i Xavit u tregua spektakolar, pati gol nga Fati dhe Torres. Nuk mund të mos linte shenjë në këtë sfidë sulmuesi Robert Lewandowski, i cili “tundi rrjetën” dy herë.
Sfida e radhës për Barcelonën është në shtëpi ndaj Gironës. Elche e vendit të fundit luan në Estadio El Sadar (Pamplona) ndaj Osasunas.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)