Connect with us

Kosova

VIDEO- Brenda banesës ku jetonin Mirsada dhe djali i saj

Dyer të shkatërruara e dhoma të përmbytura në baltë, këto janë pamjet që vijnë nga banesa e Mirsada Ademajt dhe djalit të saj të vogël Dion Ademaj, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e përmbytjeve katastrofike mesnatën e së shtunës në Pejë, ngjarje e cila ka tronditur gjithë opinionin publik.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.

Advertisement