Pinknews
VIDEO/ Dalin pamjet tronditëse të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes
E skuqur, e përlotur, e rraskapitur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, Céline Dion shfaqet duke përballuar një sulm të dhimbshëm 10-minutësh. Pamjet do të jenë pjesë e një dokumentari të ardhshëm që nxjerr në pah betejën e saj me Sindromën e Personit të Ngurtë (SPS).
Këngëtarja kanadeze shihet në kujdesin e profesionistët që përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve, ndërsa një ekip kameramanësh filmon në heshtje përvojën e hidhur.
Në videon e shpërndarë, Dion pas krizës së pësuar shprehet: “Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë i turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh. Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar. Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem”.