Connect with us

Bota

VIDEO / Flakë dhe tym pas tërmetit shkatërrues në Turqi, shpërthen tubacioni i gazit natyror

 

Nga tërmeti shkatërrues në Turqi, ka shpërthyer zjarri në tubacionin e gazit natyror në fshatin Topbogazi të rrethit Kirikhan të Hatay.

Kreu i fshatit Topbogazı vuri në dukje se një shpërthim dhe zjarr pas tërmetit shpërtheu në dy pika të ndryshme, 200 metra pranë fshatit dhe 3 kilometra larg.

Në deklaratën e bërë publike thuhet se “Si pasojë e dëmtimit në linjën e transmetimit të gazit natyror Kahramanmaras – Gaziantep, gazi natyror rrodhi në provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaras ndërsa rrjedhjet ndaluan në rrethet Pazarcik, Narli, Besni, Golbasi, Nurdagi, Islahiye, Reyhanli, Kirikhan dhe Hassa”.

Advertisement