Sport
Video/ Fundi i fraksionit të parë, Shqipëria 45 minuta larg kualifikimit në Europian
Shqipëria ka mundur ta mbyllë pjesën e parë në avantazhin e një goli ndaj Moldavisë.
Autori i golit ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.
Statistikat e pjesës së parë të lojës: