Connect with us

Kosova

VIDEO/ Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministres së Kosovës

Në Kosovë është pritur me revoltë heqja e licencës së Klan Kosovës. Prej ditësh, gazetarët janë ngritur në protestë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është përballur me protestën e gazetarëve kundër vendimit për heqjen e licencës së Klan Kosovës. Në momentin kur ajo filloi të fliste në konferencën e njoftuar, gazetarët janë afruar një nga një pranë podiumit dhe në mënyrë demonstrative hoqën mikrofonat.

Pas gazetarëve janë tërhequr edhe kameramanët duke u larguar nga salla dhe duke lënë ministren në monologun e saj. Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore të ngjashme me Klan Kosovën, shkak për të cilin është marrë vendimi për mbylljen e televizionit.

Advertisement