Connect with us

Bota

VIDEO/ Grabitje me armë në dyqanin e markës së njohur në Paris

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Paris, ku dyqani i një nga markave më të njohura në qendër të qytetit, Bulgari, është bërë pjesë e një grabitjeje me armë.

Ende nuk është bërë e ditur vlera e sendeve të vjedhura, ndërkohë që policia është ende në proces hetimi për identifikimin e autorëve.

Kanë qenë videot e filmuara nga kalimtarët ato që i kanë dhënë më shumë dritë ngjarjes e cila mesa duket ka ndodhur më 29 prill, duke zbuluar se grabitësit kanë qenë tre persona.

Në video duket një person i veshur me helmetë motoristi i cili qëndron përpara dyqanit ndërsa në duar ka një armë.

 

 

Pas disa momentesh, nga dyqani dalin dy anëtarët e tjerë të grupit dhe ekipi largohet nga vendngjarja me dy motoçikleta.

Kjo nuk është hera e parë që ky dyqan bie pre e grabitësve, pasi një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2021, ku grabitësit arritën të merrnin bizhuteri me vlerë 10 milionë dollarë.

Advertisement