Connect with us

Pinknews

VIDEO/ Habit Luizi: Duhet të dilte Kiara në vend të Efit

Eliminimi i Efit ishte i papritur dhe një surprizë e pakëndshme për Luizin, Kiarën dhe një pjesë të madhe të publikut. Sot, Luizi u përlot për eliminimin e mikes së tij dhe më pas, në një bisedë me Armaldon, u shpreh:

“Të kishte ikur Kiara, për lojën, do të ishte më mirë për mua. Absolutisht më mirë”.

“Edhe unë këtë mendova, që mund të ikte Kiara dhe ti dhe Efi do të bënit një lojë më të fortë”, ia ktheu Armaldo.

“Do i kishim marrë para”, tha Luizi, duke diskutuar se si do të kishte shkuar strategjia në rast se do të ishte eliminuar Kiara në vend të Efit.

Luizi është një prej banorëve më të prekur nga eliminimi i papritur, pasi ai dhe Efi (së bshku me Kiarën), kishin krijuar një grup të fortë dhe kishin fituar simpatinë e shumicës së publikut.

Mbrëmë, “Vëllai i Madh”, i caktoi një avantazh Deamishelit, për të çuar në nominim direkt 3 emra. Ajo tha emrat e Luizit, Kiarës dhe Efit dhe përmes votave të publikut, u eliminua Efi. Dea u përball me një numër të madh kritikash në rrjet, ndërsa njerëzit nuk u kursyen as ndaj  produksionit të “BBVA”.

Efi ishte një ndër personazhet më të spikatur të këtij edicioni, falë karakterit, transparencës dhe bindjeve që tregoi në situata të ndryshme, të krijuara në shtëpi.

Advertisement