Bota
VIDEO/ Infermieret nxitojnë të mbrojnë inkubatorët e foshnjave gjatë tërmetit
Mediat e huaja kanë nxjerrë video se si infermieret dhe përgjegjësit për kujdesin e fëmijëve kanë reaguar në momentin që ra tërmeti i së hënës në Turqi. Ajo që po vlerësohet nga të gjithë shikuesit anë e mbanë botës është fakti që këto dy infermiere mund të ishin larguar, por nuk e bënë. Përkundrazi, vrapuan për të shkuar në dhomën ku ishin foshnjat në inkubator në mënyrë që t’i ruanin sa të mundeshin.
Spitali në rajonin e Gaziantepit në Turqi ishte afër epiqendrës së tërmetit të së hënës, i cili vrau të paktën 36,000 njerëz.