Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Hakmarrje ndaj fitores së Belerit? IMT kërkon shembjen e hotelit të numëruesit

HIMARË– Përplasje në Himarë. Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë rrethuar hotelin e Fjorentin Belit në Himarë dhe kërkojnë ta shembin atë. Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij kanë dalë dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli. Inspektorët pretendojnë se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët të kundërtën. Ata shprehen se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Për të mbështetur operacionin janë të pranishëm edhe forca të shumta policore. Ky operacion vjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në Himarë i fitoi kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Beli ishte një nga numëruesit në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave. Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave. Gjykata e ka lënë në burg.

Advertisement