Politike
VIDEO/ ‘Jepja Ramës’/ Socialisti dorëzon te Berisha teserën e PS-së
Teksa ishte duke prezantuar kandidatin e PD-së për Fushë-Arrëzin, një anëtar i Partisë Socialiste ia dorëzoi teserën e partisë së tij, kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Ish-anëtari i PS-së tha se ishte i zhgënjyer nga Edi Rama dhe qeverisja e tij dhe kishte vendosur që ta braktiste dhe t’i bashkohej opozitës.
‘Doktor Berisha, 30 vjet pas teje, 30 vjet unë anëtar i Partisë së Enver Hoxha. Ka ardhur koha për ndryshim. Me pensionet e Rilindjes, coja Ramës dy testera. Jepja Ramës, u duhen shumë’- tha i moshuari.