Connect with us

Bota

VIDEO/ Kaos gjatë festivalit hindu, qëllohet për vdekje një i mitur

Një i mitur ka mbetur i vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, pasi dhuna dhe kaosi shoqëruan festivalin hindu në Indi.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritete indiane kanë vendosur qindra policë në zonë dhe kanë ndërprerë shërbimet e internetit në celular në pjesë të Indisë lindore, ku po zhvillohet festivali, si dhe janë arrestuar rreth 100 persona.

Vdekja e të miturit erdhi pasi turmat i vunë flakën shtëpive dhe dyqaneve gjatë festimeve të festivalit në qytet. Raportet lokale thanë se një shkollë e njohur myslimane u dogj në Bihar Sharif gjatë festivalit. Indianët kanë festuar duke mbajtur në duar shpata, shkopinj dhe madje armë zjarri.

Advertisement