Connect with us

Sport

VIDEO/ Kolumbi-Uruguait përleshje mes tifozëve, lojtarët në tribuna për të mbrojtur familjet e tyre

Sulmuesi i Uruguait Darwin Nunez dhe shokët e tjerë të skuadrës u ngjitën në tribuna për të mbrojtur familjet e tyre, të cilët u vunë në shënjestër të objekteve të hedhura nga tifozët kolumbianë të dehur.

Një përleshje në tribunat e stadiumit në Charlotte shkatërroi festimet e Kolumbisë pasi mposhti Uruguain në finalen e Copa America. Në fishkëllimën e fundit tensioni që u përhap gjatë gjithë ndeshjes solli kontaktin mes dy grupeve të tifozëve.

Pamjet tregojnë edhe përfshirjen e disa lojtarëve, si sulmuesi uruguaian i Liverpool-it, Darwin Nune, i cili ndërhyri duke goditur me grusht në fytyrë një prej tifozëve.

Siç shihet qartë edhe nga videot, reagimi i lojtarëve uruguaianë vjen kur tifozët kolumbianë kanë në shënjestër familjet e lojtarëve: “Jo me familjen, jo me familjen” dëgjohet në këtë video, më pas shpërthen i gjithë ferri.

 

Me shumicën e më shumë se 70,000 shikuesve që brohoritnin për Kolumbinë, tensioni ishte shfaqur tashmë gjatë ndeshjes midis dy grupeve, me të bërtitura dhe tentativa për sherr. Kolumbianët, të pamposhtur në 28 ndeshje që nga fillimi i vitit 2022, duke përjashtuar një humbje kundër Argjentinës, do të përballen të dielën në Miami me kampionët e botës 2022, ndërsa të shtunën Uruguai do të qëndrojë në Charlotte për play-offin e vendit të tretë kundër Kanadasë.

Advertisement