Connect with us

Bota

VIDEO/ Lufta në Gaza, Hamasi publikon video të një pengu që i kërkon qeverisë izraelite ti lirojë

Hamasi publikoi sot një video të re që tregon një peng izraelit i cili u rrëmbye më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të nisur nga organizata palestineze në Izraelin jugor.

Videoja zgjat pak më shumë se tre minuta.

Nuk ishte e mundur të verifikohej data në të cilën u filmua pengu, i cili flet hebraisht, ngre vazhdimisht duart dhe i kërkon qeverisë izraelite që të organizojë lirimin e tij.

Videoja vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Izraelit se do rifillojë sërish sulmet me forcë të plotë në Gaza pasi sipas tyre Hamasi nuk e respektoi marrëveshjen e armëpushimit ashtu siç duhej.

Advertisement