Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Lumi Lana del nga shtrati, banorët mbeten të bllokuar

Vendi ynë është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa qytete. Reshjet e dendura të shiut, shoqëruar me erë të fortë kanë krijuar kaos, teksa janë bllokuar disa rrugë.

Qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve është e pamundur pasi rrugët janë të përmbytura.

Ndërkohë siç shihet nga video, lumi i Lanës ka dalë nga shtrati, teksa është bllokuar lëvizja.

Advertisement