Sport
VIDEO/ Manchester City përmbys Liverpoolin, 5 gola në ‘Etihad’
Në ‘Etihad Stadium’, Manchester City fitoi 4-1 me Liverpoolin për javën e 29-të në Premier League. Dueli u përmbys nga djemtë e Guardiolës, që me tri pikë kërcënojnë kryesuesit e Arsenalit. Dueli u hap nga Momo Salah në minutën e 17-të. Një asist nga Diego Jota bëri që egjiptiani mos gabonte përballë Ederson. Vetëm 10 minuta më vonë, Alvarez vendosi ekuilibrat për 1-1. Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa në të dytën u shënuan tre gola. Gjithçka nisi në të 46 minutë me De Bruyne, që dërgoi në rrjetë pasin final të Mahrez. Vetëm shtatë minuta më vonë, Gundogan shënoi golin e qetësisë për 3-1. 16 minuta nga fundi, pas asistit të De Bruyne, edhe Grealish do shënonte emrin te golashënuesit. Me 64 pikë, Manchester City ndjek nga vendi i dytë kryesuesit e Arsenalit (69), teksa Liverpool me 42 pikë qëndron në vendin e gjashtë, pesë pikë larg zonës evropiane.