Bota
VIDEO/ Menduan se ishte hajdute, polica qëllon dhe plagos pronaren e shtëpisë në Teksas
Pronarja e një banese në Teksas është plagosur pasi është qëlluar nga oficeret e policisë pas dyshimeve se ajo ishte një hajdute. Ndërkohë janë publikuar pamjet e kamerës së oficereve të cilat qëlluan në drejtim të pronares së banesës. Ngjarja ndodhi më 3 shkurt kur dy oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për vjedhje në një kompleks apartamentesh rreth orës 2 të mëngjesit. Gruaja kishte harruar çelësat e saj dhe kishte thyer dritaren për të hyrë në banesë por një fqinj lajmëroi policinë.
Burri që thirri policinë thotë se do të donte që të mos e kishte bërë kurrë, duke pasur parasysh se çfarë ndhodhi më tej. Zyra e sherifit publikoi pamjet e kamerave të trupit të dy oficereve femra të cilat plagosën pronaren. Gruaja u dërgua në spital me lëndime në këmbë, gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.
“Une jetoj ketu. Ju lutem mos qëlloni,” ka bërtitur ajo përpara se oficerët ta urdhërojnë atë të gjunjëzohet dhe t’i vënë prangat.