Politike
VIDEO – Mirëmëngjes me breshkat…Nga Edi Rama
TIRANË- Sot Partia Socialiste do të nisë një dialog me bashkitë dhe komunitetit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore në 2023. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të pazakonte nga zyra e tij në selinë e Partisë Socialiste. Teksa u ‘uron mirëmëngjes dy breshkave’ që mban brenda në zyrë, kryesocialisti paralajmëron nisjen e një rruge të re drejt fitores së re të zgjedhjeve vendore të 2023. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Rama ka uruar një javë me sa më shumë shi dhe shton se do të na duhet për të luftuar inflacionin.
‘Mirëmëngjes nga selia e PS-së për të nisur një rrugë të re drejt një fitoreje të re atë të zgjedhjeve vendore, me dialogun me komunitet në gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta. Paçit një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harroje sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju.’- shkruan Rama.