Connect with us

Lifestyle

VIDEO/ Moment emocional, ish-balerina me Alzheimer, ‘tranformohet’ kur dëgjon “Liqeni i Mjellmave”

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon momentin kur një ish prima-balerinë që vuan me Alzheimer transformohet kur dëgjon muzikën nga liqeni i Mjellmave.

Këto pamje janë bërë virale në rrjet dhe të gjithë janë të mrekulluar nga ai ndryshim që ajo pëson.

Marta C Gonzalez, e cila vdiq në vitin 2019, shfaqet e ulur në karrigen e saj me rrota.

Një kujdestare i vendos asaj kufjet dhe  fillon të luajë Liqenin e Mjellmës së Tschaikovsky, muzikë të cilën  Gonzalez e ka kërcyer  në rininë e saj.

Ajo ka qenë primabalerinë me Neë York Ballet në vitet 1960.

Ndërsa muzika fillon, Gonzalez preket dukshëm.

Brenda pak çastesh, duart e saj instiktivisht riprodhojnë lëvizjet e këndshme që kishte kryer në skenë, më 1967.

Ajo vazhdon të ndjekë ritmin së bashku me muzikën dhe kujton koreografinë që kërceu dekada më parë

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *