Sport
VIDEO/ Ndeshja e dytë si titullar zgjat vetëm 30 minuta, Broja largohet i dëmtuar
Vetëm 30 minuta zgjati ndeshja e dytë si titullar për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar i Everton ndjeu shqetësime në transfertën e Bournemouth, duke e patur të pamundur të vijojë lojën. Trajneri Dyche, në vend të tij, aktivizoi Calvert Lewin.
Rreth situatës së Brojës do të mësohet në vijim, ndërsa te Everton “kryqëzojnë gishtat” që të mos ketë asgjë serioze. 23-vjeçari vjen pas një periudhe të vështirë, ku për shkak dëmtimi mungoi për një pjesë të konsiderueshme të sezonit.