Bota
VIDEO nga sulmi i Iranit me raketa/ Forcat e Mbrojtjes së Izraelit zotohen për hakmarrje
Ushtria izraelite ka reaguar sërish pas nisjes së sulmit me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit. Forcat e Mbrojtjes izraelite bëjnë me dije se izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të lënë strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të bërë situatës.
Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.
“Ne kemi kryer një numër të madh përgjimesh”, ka vazhduar ai. “Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën.”
Ai u zotua se ky sulm do të ketë pasoja duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim.” Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi i ambulancës izraelite.