Pinknews
VIDEO/ Olta: Nuk krahasohem me Kiarën, ajo rri në hijen e Luizit
Sonte në Prime mes ciftit Qetsori përball Kristi ose Olta përball Kiarës, do të nominohen dhe njëri prej tyre do të eliminohet nga shtëpia e famshme.
Teksa nuk dihet akoma se cilët nga katër banorët e lartpërmendur do të shkojnë në nominim, Olta ka vazhduar të theksojnë që mund të jena ajo dhe Kiara.
Por, ndonëse kjo gjë mund të ndodhë, aktorja ka insistuar se nuk e sheh vetën të rrezikuar pasi sipas saj ajo ka lojë të fortë për dallim prej Kiarës që ka qenë çdo herë nën hijen e Luizit.
“Nuk e shoh vetën aq shumë të rrezikuar sepse jam përball Kiarës që gjithë lojën e vetë e ka nën hijen e Luizit, unë jam vetëm, i kam bërë ballë çdo gjë vetëm dhe tani të diskutohet loja ime përball Kiarës që gjithë rrugën ia ka ndërtuar Luizi deri këtu, unë jam lojtare këtu, po lë gjithë energjinë time, po lë shpirtin tim këtu”, ka thënë Olta në një diskutim me Qetsorin.