Connect with us

Bota

VIDEO/ Protesta të përgjakshme në Iran

Sot, njerëzit në qytete të ndryshme të provincës Sistan dhe Baluchistan në juglindje të Iranit nisën protestat e tyre.

Protestat dhe përleshjet po ndodhin në Zahedan, Khash, Rask, Saravan, Suran dhe Iranshahr.
Në Khash, njerëzit sulmuan zyrën e guvernatorit.

Agjentët represivë qëlluan njerëzit nga çatia. Demonstruesit dogjën gjithashtu një kioskë policie dhe një makinë policie.

Protestuesit dogjën edhe një veturë të policisë në Zahedan. Deri më tani janë plagosur mbi 40 persona, shumica nga Khash.

Advertisement