Bota
VIDEO/ Radhë kilometrike në Stamboll për të mbështetur Imamoglun, mbi 380 arrestime në një ditë

Mijëra qytetarë kanë krijuar radhë deri në 15 kilometra, teksa janë grumbulluar para Gjykatës së Lartë të Stambollit për të mbështetur kryebashkiakun Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në paraburgim prej katër ditësh.
Forcat e policisë kanë marrë masa të rrepta sigurie duke rrethuar pallatin e drejtësisë me mbi 5000 efektivë të sjellë nga rajone të ndryshme të vendit
Imamoglu, i cili është nën hetim për akuza që lidhen me krijimin e një organizate kriminale, pastrim parash dhe lidhje me grupe terroriste, ka mohuar të gjitha pretendimet, duke i cilësuar ato si shpifje. Ai pritet të dëgjojë vendimin e gjykatës, ndërsa gjasat për lirimin e tij janë të pakta.
Nëse dënimi i tij zyrtarizohet, nuk përjashtohet që reagimet publike të intensifikohen më tej, pasi opinioni në Stamboll dhe në qendrat kryesore urbane të Turqisë vijon të jetë i tronditur nga arrestimi i tij.
Deri tani, mbi 380 persona janë arrestuar gjatë protestave që kanë shpërthyer në disa qytete të mëdha të vendit.

