Connect with us

Politike

VIDEO/ Rama thumbon Kurtin para gazetarëve: S’kam homologun

Pasi përfundoi takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në dalje nga selia e Kuvendit të Kosovës, gazetarët pyetën kryeministrin Edi Rama nëse do të ketë një konferencë për mediat.

“S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”, ishte përgjigja e Ramës.

Rama ndodhet ne Prishtinë, ku më herët është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ka dalë jashtë agjendës duke pasur një bashkëbisedim edhe me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor.

Advertisement