Bota
VIDEO/ Rrëzohet aeroplani i forcave ajrore polake, publikohen pamjet nga shpërthimi tragjik
Një aeroplan i Forcave Ajrore Polake u rrëzua sot në aeroportin Gdynia-Kosaków, në skajin verior të vendit. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën piloti.
“Piloti i M-346 Bielik që u rrëzua në aeroportin Gdynia-Kosakovo mbeti i vrarë në vend”, njoftoi gjenerallejtënant Ireneus Novak, duke theksuar se piloti nuk ka tentuar të hidhet.
Avioni M-346 u rrëzua ndërsa piloti po përpiqej për manovra të rrezikshme përpara një demonstrate në të cilën ai do të merrte pjesë. Momenti i përplasjes është regjistruar në disa video që panë avionin teksa rrëzohej. M-346 humbet papritur lartësinë dhe përplaset në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Sipas Forcave Ajrore, piloti ishte me shumë përvojë dhe kishte më shumë se 2000 orë kohë fluturimi, gjysma e të cilave ishte në këtë lloj avioni. Është urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit dhe derisa të përfundojë, M-346 do të qëndrojë në tokë, sipas deklaratës së Forcave Ajrore.