Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Rrugët e Tiranës kthehen në ‘lumenj’, shirat shkaktojnë përmbytje

Mjaftuan pak minuta shi dhe kryeqyteti është përmbytur. Këtë e tregojnë më së miri pamjet që po qarkullojnë në rrjet, ku rrugët janë të mbushura me ujë, ndërsa njerëzit tentojnë të largohen me vrap e të tjerë që përpiqen t’i shpëtojnë rebeshit.

Këtë e dëshmon edhe kjo video e postuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky moment tregon përpjekjen e dy të rinjve që kalojnë semaforin për të shkuar në anën tjetër të rrugës, mirëpo për fat të keq një prej tyre rrëzohet dhe bie në pellgun e ujit.

Advertisement