Rajon
VIDEO/ Shkon për të votuar, kandidati për president harron kartën e identitetit
Kandidati presidencial i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç erdhi në qendrën e tij të votimit në Podgoricë për të votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Milena, por pa letërnjoftim. Ai e kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi.
Kandidatit për President i është dashur të kthehet në banesën e tij, pas së cilës ka ardhur sërish në qendrën e votimit dhe ka votuar.