Connect with us

Sport

VIDEO/ Shqiptarizohet Sylvinho! Ekzaltohet pas kualifikimit dhe feston nën tingujt e këngës popullore

Padyshim është dita e tij. Po flasim për trajnerin Sylvinho i cili po kthehet në njeriun e momentit për vitin 2023, pas kualifikimit historik në Europianin drejt Gjermanisë në vitin e ardhshëm.

Menjëherë pas barazimit në shtëpi përballë Ishujve Faroe, braziliani nuk ka ngurruar për asnjë çast të tregojë se sa i lidhur është me skuadrën tonë, duke u shqiptarizuar kështu në atmosferën elektrizuese të krijuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ku nuk munguan përqafimet me lojtarët dhe kërcimi nën tingujt e muzikës popullore shqiptare të artistes shumë të dashur Artjola Toska.

Advertisement