Connect with us

Sport

VIDEO/ Tensione në Kupën e Botës, shtypen tifozët

Maroku eleminoi Spanjën në 1/8 e Kupës së Botës duke marrë të drejtën për të kaluar në çerekfinale. 120 minuta u mbyllën në barazim pa gola, ndërsa nga penalltitë fati i buzëqeshi afrikanëve që fituan 3-0. Veç rezultatit të ndeshjes, në fillim të duelit pati frikë për tifozët.

Në stadiumin “Education City” në Al Rayyan, afro 30 mijë tifozë të Marokut kishin një biletë për të parë ndeshjen brenda impiantit. Durimi i tyre mbaroi kur radhët për të hyrë në stadium u shtuan. Pas këtij momenti pati një shtim të tifozëve jashtë stadiumit, teksa disa prej tyre mbetën të bllokuar dhe të shtypur pas një gardhi me tela.

Do duhej ndërhyrja e policisë që situata mos përfundonte në tragjedi, teksa nga pamjet duket qartë se tifozët ishin shtypur pas rrjetës dhe nuk kishin asnjë mundësi lëvizjeje. Nuk mungoi as tensioni mes tifozëve.

Advertisement