Bota
Video tronditëse, avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, dy të vdekur

Një aeroplan privat me dy vende u rrëzua në autostradën A21 jashtë qytetit verior italian të Brescias , duke vrarë dy personat në bord, një avokat nga Milano dhe partneren e tij
Pas rrëzimit, avioni shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në mes të autostradës. Shumë shoferë arritën t’i kalonin makinat e tyre pothuajse përmes flakëve. Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik, thanë autoritetet.
Hetuesit ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ky incident tragjik ishte për shkak të të fikëtit të papritur të pilotit apo një defekti mekanik.

