Connect with us

Rajon

VIDEO/ Vëllai i Belerit flet për median greke: Kjo vonesë i leverdis Ramës

Vëllai i Fredi Belerit, Leonardi ka dhënë një intervistë për mediat greke në lidhje me mbajtjen në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teksa foli për televizionin grek “Action24”, ai deklaroi se mesazhi i Fredi Belerit është se do të qëndrojë në burg deri sa të jetë nevoja dhe se do të respektojë vendimin dhe votat e himariotëve.

“Jam i detyruar të respektoj vendimin dhe votat që kam marrë nga 4000 himariotë . Do të qëndroj në burg sa të jetë e nevojshme. Pala shqiptare kërkon të mos lejojë që Bashkia të kalojë në duart e Greqisë. Kjo është e qartë, pas kaq shumë aplikimeve për lirimin e kryetarit të Himarës, në mënyrë që ai të bëjë betimin. Fatkeqësisht nuk ka vullnet. Nga data 12 maj e deri më sot, jemi të sigurt që kjo ka qenë e planifikuar që në fillim, që Bashkia e Himarës të mos ndërrojë dorë”,tha Leonard Beleri në emër të vëllait të tij.

Më tej shtoi se “kjo vonesë i leverdis Ramës , sepse ai e ka humbur këtë bashki, por administrata i mbetet autoritetit të mëparshëm. Greqia duhet të këmbëngulë dhe të gjejë një zgjidhje menjëherë”, u shpreh vëllai i Belerit.

Advertisement