Bota
VIDEO/ Vetëm, në një ndërtesë të shkatërruar, momentet e fundit të liderit të Hamasit para se të vritej, hedh një shkop drejt dronit
Ushtria izraelite ka publikuar pamjet me dron që tregojnë momentet e fundit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, i vetëm në një apartament të rrënuar në Gaza me muret e shpërthyera nga bombardimet, i ulur në një karrige të mbuluar nga pluhuri, me kokën dhe fytyrën e mbuluar nga një shall.
Me krahun e tij të djathtë që duket i plagosur rëndë, video tregon Sinwar duke hedhur një shkop në drejtim të dronit që po afrohej, shkruan The Guardian.
Kur u morën pamjet, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se Sinwar u identifikua vetëm si një ushtar. Ushtria më pas gjuajti një predhë në ndërtesë, duke shkaktuar që ajo të shembet dhe ta vrasë atë, tha Hagari. Ai tha se Sinwar u gjet me një jelek antiplumb dhe granata.
Zyrtarët izraelitë thanë se Sinwar u gjet nga ushtarët e këmbësorisë duke kontrolluar një zonë në zonën Tal El Sultan të Gazës jugore të mërkurën, ku ata besonin se ndodheshin anëtarë të lartë të Hamasit.