Bota
Video virale: Prezantuesja shqiptare lutet për Donald Trump
Një video e Donald Trump, kandidat për president të SHBA, është bërë virale, ku shfaqet krah Angela Halilit, bashkë-prezantuesja e podkastit Girls Gone Bible, dhe Arielle Reitsma. Në video, Halili është duke mbajtur një lutje për ish-presidentin, i cili mban në duar një Bibël.
Angela Halili, me origjinë nga Tirana, por e rritur në Clearwater, Florida, ka fituar vëmendje si influencuese e krishterë dhe aktore, me role në projekte të njohura si American Horror Stories dhe Welcome to Chippendales. Përmes podkastit të saj, Girls Gone Bible, ajo dhe Reitsma trajtojnë tema të besimit dhe vlerave të krishtera, duke ndarë përvojat e tyre shpirtërore mbi sfidat e jetës. Ky podkast ka fituar një audiencë të madhe dhe besnike, duke u bërë një nga më të dëgjuarit në sferën e krishterë.
Në një zhvillim tjetër, kujtojmë se Donald Trump ka bërë të ditur se po shet Biblën në internet për 60 dollarë, si pjesë e mbledhjes së fondeve për fushatën e tij.