Bota
Video-Zhytësi filmon krijesën e rrallë

Një peshk marlin 2 metër u pikas duke notuar. Këtë krijesë shumë të rrallë, Swann e pa dy herë para se të zhdukej në pafundësinë e oqeanit. Momenti është kapur në kamera për herë të parë.
“Isha shumë me fat që e kisha aq pranë, me kamerë në dorë. Është e mahnitshme, një përvojë e pabesueshme”, shkruan ai në Facebook.
‘Marins blu’ njihen si grabitqarë ujorë shumë të shpejtë dhe nga krijesat më të mëdha në oqean. Kanë një trup unik ngjyrë blu dhe me nofulla që ngjajnë me shtizat. Këto lloj peshqish jetojnë të vetmuar në ujërat e ngrohta të oqeanit Atlanatik, Paqësor dhe Indian. Ata mund të rriten deri në 4 metra dhe mund të peshojnë deri në 900 kilogramë.
Më poshtë, videoja:

