Connect with us

Bota

VIDEO/ Zjarri në një traget në Filipine, rëndohet bilanci i viktimave

Të paktën 31 persona, përfshirë një foshnjë 6-muajshe vdiqën në një zjarr që shpërtheu në një traget pranë provincës Basilan në Filipinet jugore. Disa prej tyre u mbytën, ndërsa të tjerët u karbonizuan, tha Rehard Marfe, kreu i Rojës Bregdetare Provinciale Mindanao.

Shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës së kaluar nuk dihet ende. Numri i përgjithshëm i pasagjerëve, nuk dihet, por roja bregdetare tha se 230 njerëz shpëtuan, përfshirë 35 anëtarë të ekuipazhit.

Advertisement