Connect with us

Sport

Video/ Zjarri në stadiumin “Skënderbeu”, publikohen pamjet nga ambientet e djegura

Tribuna kryesore dhe lokali i stadiumit Skënderbeu u përfshi nga flakët paraditen e kësaj të enjteje, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve zyrtare, zjarri dyshohet se ka nisur nga bari I stadiumit e është përhapur më pas dhe në pjesën e tribunës, ku janë dëmtuar disa prej stolave.

Ndërhyrja e zjarrfikës ka bërë që flakët të vihen nën kontroll e më pas të shuhet zjarri, duke shmangur djegien e plotë të tribunës kryesore të stadiumit të korçarëve. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, pasi nuk ka patur aktivitet në momentin që ka rënë zjarri.

Policia e Korçës po punon për të zbardhur të plotë shkaqeve të këtij zjarri, që rrezikoi edhe ambientet e brendshme të stadiumit, të cilat ndodhen poshtë tribunës kryesore. Tashmë, stadium duhet ti nënshtrohet një rikonstruksioni, për të riparuar dëmet e krijuara.

Advertisement